Boksierët e Kosovës sonte pritet të nisen drejt Beogradit

Boksierët e Kosovës sonte pritet të nisen drejt Beogradit

Sport October 22, 2021 - 18:36
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në boks sonte pas mesnate do të niset drejt Beogradit, atje ku do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror për amator, shkruan Zeri.info.

Boksierët mund të shkruajnë histori duke u bërë sportistët e parë që përfaqësojnë Kosovën në një garë brenda territorit të Serbisë, teksa mbetet të shihet nëse boksierët tanë do të mund të garojnë dhe gjithçka të shkojë pa incidente.

Ky Kampionat Botëror do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Në të do të marrin pjesë 105 shtete, me 650 boksierë që është rekord i boksierëve pjesëmarrës në Kampionate Botërore deri më tani.

Boksieret e Kosovës do të garojnë në tri kategori: 54kg - Bashkim Bajoku, 63.5kg - Shpetim Bajoku dhe 71kg - Patriot Behrami.

Më herët, selektori Besim Brahimi ishte shprehur i kënaqur me formën e boksierëve, duke besuar e shpresuar se do të kthehen me medalje nga ky Kampionat Botëror. /Zeri.info