Skandaloze: Tifozët e skuadrës çeke iu referuan Kosovës si pjesë të Serbisë, në ndeshjen ku luajti Xherdan Shaqiri

Skandaloze: Tifozët e skuadrës çeke iu referuan Kosovës si pjesë të Serbisë, në ndeshjen ku luajti Xherdan Shaqiri

Sport October 21, 2021 - 23:55
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.

Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.

Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.

Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.

Image

Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren.