Tottenhami pëson humbje nga Vitesse

Tottenhami pëson humbje nga Vitesse

Sport October 21, 2021 - 20:44
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenham Hotspur ka pësuar humbje nga Vitesse, në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin G të Ligës së Konferencës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “GelreDome”, ka përfunduar me fitoren minimale të vendasve, 1-0.

Golin e fitores për skuadrën holandeze e shënoi mbrojtësi gjerman, Maximilian Wittek, në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Vitesse ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e dytë, kurse Tottenhami është i treti me katër pikë. /Zeri.info