Befasi e dorës së parë, Bodo/Glimt e deklason Romën

Befasi e dorës së parë, Bodo/Glimt e deklason Romën

Sport October 21, 2021 - 20:37
Lajmet e fundit nga sporti

Bodo/Glimt ka shkaktuar një befasi të dorës së parë në Ligën e Konferencës, shkruan Zeri.info.

Skuadra norvegjeze ka deklasuar Romën, në ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të Grupit C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Aspmyra”, ka përfunduar me rezultatin 6-1.

Erik Botheim shkëlqeu sonte te vendasit, duke realizuar “het-trik”. Golat tjerë u shënuan nga Patrick Berg, Ola Solbakken dhe Amahl Pellegrino.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për romakët e shënoi Carles Perez. Vlen të theksohet se te skuadra italiane për 90-të minuta luajti Marash Kumbulla.

Pas kësaj fitore, Bodo/Glimt ka shtatë pikë dhe kryeson në grup, kurse Roma renditet e dyta me një pikë më pak. /Zeri.info