Napoli - Legia, formacionet zyrtare: Muçi nga fillimi, Rrahmani e Kastrati rezervistë

Napoli - Legia, formacionet zyrtare: Muçi nga fillimi, Rrahmani e Kastrati rezervistë

Sport October 21, 2021 - 19:38
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli dhe Legia e Varshavës sonte do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të tretë në Grupin C të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Legia është lidere këtë grup me gjashtë pikë, teksa Napoli renditet i fundit me vetëm një pikë.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Diego Armando Maradona” nga ora 21:00.

Trajneri i napolitanëve, Luciano Spalletti, ka vendosur sonte që Kostas Manolas të luajë nga fillimi, duke e vendosur kështu Amir Rrahmanin në bankën e rezervistëve.

Ernest Muçi do të luajë nga fillimi te skuadra polake, kurse Lirim Kastrati është rezervë sonte.

11-shet startuese:

Image

/Zeri.info