Interi merr fitoren e parë në grup, nënshtron Sheriffin

Interi merr fitoren e parë në grup, nënshtron Sheriffin

Sport October 19, 2021 - 22:53

Interi i është gëzuar fitores së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 3-1 kundër Sheriff Tiraspol.

Skuadra moldave ishte befasia e këtij fillimsezoni në garën më të madhe evropiane duke i fituar dy ndeshjet e para në Grupin D, por pësoi në Giuseppe Meazza.

Edin Dzeko ishte i pari që shënoi (37’) pas asistimit nga Arturo Vidal dhe ky ishte goli i parë në gjysmën e parë.

Sheriffi e barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (52’) me golin e Sebastien Thill.

Porse reagimi i Arturo Vidal ishte i shpejtë për ta kthyer epërsinë (58’) pas asistimit nga Dzeko, i cili ia ktheu shërbimin për golin e parë.

Golin e sigurisë e realizoi Stefan de Vrij (67’), i cili në këtë realizim u asistua nga Denzel Dumfries (67’).