Para ndeshjes me Malishevën, Nuhiu: Na pret ndeshje e vështirë, futbollistët do të japin më shumë se maksimumin

Para ndeshjes me Malishevën, Nuhiu: Na pret ndeshje e vështirë, futbollistët do të japin më shumë se maksimumin

Sport October 18, 2021 - 14:59
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbajtur një konferencë për media para takimit me Malishevën në xhiron e dhjetë kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Timonieri shkupjan ka komentuar formën jo të mirë të skuadrës që ai drejton në ndeshjet e fundit.

Nuhiu ka treguar se në cilin aspekt është duke punuar më shumë me futbollistët e tij.

“Këto tri ditë skuadrën më tepër më tepër jam përkushtuar të në aspektin psikologjikë se në atë taktik. Arsyeja është sepse skuadra në aspektin taktik po paraqitet mirë. Po shoh angazhim nga ta. Momentin që kundërshtar e dominon në çdo aspekt dhe luan lojë të mirë unë jam i kënaqur me paraqitjet e tyre. Kemi disa ndeshje që po marrim gola të cilat vështirë të evitohen. Tani e kemi më të qartë kampionatin”, ka deklaruar Nuhiu në konferencë, përcjell Zeri.info.

Nuhiu për duelin me Malishevën ka thënë se i pret një takim i vështirë.

“Nesër na pret përballje mjaftë e fortë. Kemi një skuadër që në radhët e saj ka lojtarë që e njohin mirë kampionatin. Jemi të vetëdijshëm. Futbollistët janë gati që të japin më tepër se maksimumin. Jam i bindur se këta do të sakrifikojnë gjithçka që kanë për ta marrë atë që duan të marrin nesër”, nënvizoi Nuhiu.

Drita në katër ndeshjet e fundit ende nuk di për fitore, ndërsa në nëntë takime kanë tubuar 13 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë. /Zeri.info