Ndeshje interesante në top ligat evropiane, sonte derbi në Serie A, La Liga dhe Bundesliga

Ndeshje interesante në top ligat evropiane, sonte derbi në Serie A, La Liga dhe Bundesliga

Sport October 17, 2021 - 11:34
Lajmet e fundit nga sporti

Si zakonisht, edhe e diela e sotme do të jetë e mbushur me ndeshje futbolli në top ligat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në Serie A veçohet derbi mes Juventusit dhe Romës, që zhvillohet nga ora 20:45 në ''Allianz Stadium''.

Në La Liga vëmendja pritet të jetë në ''Camp Nou'', aty ku Barcelona e pret Valencian. Kurse, përballjet e Atletico Madridit dhe Real Madridit janë shtyrë.

Në Bundesliga veçohet përballja mes Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munichit, me të dy skuadrat që momentalisht ndajnë pozitat dy dhe tre në tabelë dhe me fitore eventuale, do të bëhen lider.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në Premier Ligë e Ligue 1. /Zeri.info

Image
Image
Image