Sonte zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare, takohen Ylli dhe Prishtina

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare, takohen Ylli dhe Prishtina

Sport October 17, 2021 - 10:01
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare te meshkujt, shkruan Zeri.info.

Në finale do të takohen dy skuadrat nga Kosova, Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Ylli në finale kaloi pas fitores ndaj Teutës në gjysmëfinale me rezultatin 81-79.

Kurse, Prishtina në gjysmëfinale mposhti Vllazninë me rezultatin 72-80.

Finalja mes Yllit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Shkodër nga ora 19:00. /Zeri.info