Milani shënon fitore sensacionale dhe merr pozitën e parë në tabelë

Milani shënon fitore sensacionale dhe merr pozitën e parë në tabelë

Sport October 16, 2021 - 22:55
Lajmet e fundit nga sporti

Milani ka shënuar fitore sensacionale ndaj Hellas Veronas në ndeshjen e javës së tetë në Serie A, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në "San Siro" ka përfunduar me rezultatin 3-2, duke u rikthyer nga disavantazhi prej dy golave.

Olivier Giroud, Franck Kessie (penallti) dhe Koray Gunter(autogol) shënuan në fitoren e "Rossonerëve", teksa  Gianluca Caprari dhe Antonin Baral (penallti) shënuan për mysafirët.

Pas kësaj fitore, Milani ka 22 pikë dhe është lider në tabelë me një pikë më shumë se Napoli që në këtë javë takohet me Torinon.

Kurse, Hellas Verona renditet në pozitën e 13-të me tetë pikë. /Zeri.info