Prishtina humb ndeshjen e parë nga Vardari

Prishtina humb ndeshjen e parë nga Vardari

Sport October 16, 2021 - 21:36
Lajmet e fundit nga sporti

Hendbollistet e Prishtinës e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. 

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina pësoi nga Vardari i Shkupit me rezultat 39:35.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:15 për shkupjanet. Në fillim të takimit vendaset kishin më shumë nga loja e më pas Vardari mori kontrollin dhe krijoi epërsi deri në 3 gola (8:5). Pasoi një periudhë e mirë e lojës së Prishtinës që krijoi avantazh 13:10. Por në pushim ishte Vardari që shkoi në epërsi.

Ekipi shkupjan, që dekadën e fundit ishte prej më të mirëve në Evropë, në pjesën e dytë vazhdimisht ishte në avantazh. Prishtina u afrua në dy gola në minutat e fundit, por rezultati final ishte 39:35 për Vardarin.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Shkup. /Zeri.info