Mediat zvicerane: Ish-ylli i futbollit zviceran mund të emërohet përzgjedhës i Kosovës

Mediat zvicerane: Ish-ylli i futbollit zviceran mund të emërohet përzgjedhës i Kosovës

Sport October 15, 2021 - 13:07
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të një përzgjedhësi të ri pas largimit të Bernard Challandesit.

Emdi i ri që po përflitet si përzgjedhës i mundshëm për ta drejtuar Kosovën është Alex Frei.

Kështu ka shkruar të premten gazeta zvicerane “Blick”.

Frei 42-vjeçar, aktualisht është trajner i skuadrës së FC Ëil, që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Më herët ka udhëhequr skuadrat e grupmoshave të reja të Baselit, për t’u bërë trajner i përkohshëm i ekipit të parë të Baselit në vitin 2018.

Frei si futbollist ka luajtur për shumë skuadra të njohura si Baseli, Dortmundi, Rennesi, Servette, Luzerni dhe Thuni.

Ndërkohë, ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për 10-të vjet, duke regjistruar 84 paraqitje e duke shënuar 42 gola.

Image

Gjithashtu, kandidatë të tjerë janë edhe britaniku John Gregory dhe slloveni Primoz Gliha.

Po ashtu, kanë qarkulluar edhe emrat e trajnerëve si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi e Walter Zenga. /Zeri.info