Vazhdon rritja e vlerës së kapitenit, Rrahmani futbollisti më i shtrenjtë te Kosova

Vazhdon rritja e vlerës së kapitenit, Rrahmani futbollisti më i shtrenjtë te Kosova

Sport October 14, 2021 - 17:19
Lajmet e fundit nga sporti

Vlera e Amir Rrahmanit në tregun e transferimeve ka shënuar rritje për dy milionë euro, shkruan Zeri.info.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” sot ka bërë disa përditësime, teksa ka ndryshuar edhe vlerën e Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës tani vlerësohet me 16 milionë euro, që është edhe vlera më e lartë e arritur deri më tani në karrierën e tij. Njëherit, qendërmbrojtësi prishtinas është edhe futbollisti më i shtrenjtë te Kosova.

Image

27-vjeçari është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Napoli, ku në tri nga katër ndeshjet e fundit ka kompletuar 90-të minuta, derisa në ndeshjen tjetër ishte në fushë për 48-të minuta.

Rrahmani një ndeshje të plotë e ka kompletuar edhe në Ligën e Evropës.

Amir Rrahmani edhe në ndeshjet e tetorit te Përfaqësuesja e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm, në përballjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë. /Zeri.info