Tchouameni në radarin e klubeve të mëdha, Monaco ia cakton çmimin e largimit

Tchouameni në radarin e klubeve të mëdha, Monaco ia cakton çmimin e largimit

Sport October 13, 2021 - 23:50
Lajmet e fundit nga sporti

Sipas të gjitha gjasave, Aurelien Tchouameni do të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, shkruan Zeri.info.

Falë paraqitjeve të mira me Monacon dhe Kombëtaren e Francës, Tchouameni ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Sipas asaj që shkruan ''Marca'', klubi francez do të kërkoj së paku 60 milionë euro për shitjen e 21-vjeçarit.
Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe Chelsea raportohet se janë klubet e interesuara për mesfushorin francez.

Aurelien Tchouameni ka kontratë të vlefshme me Monacon deri më 30 qershor 2024. /Zeri.info