Finale mes skuadrave nga Kosova në Superkupën Mbarëkombëtare

Finale mes skuadrave nga Kosova në Superkupën Mbarëkombëtare

Sport October 13, 2021 - 23:27
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadrat nga Kosova do të përballen mes vete në finale të Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave, shkruan Zeri.info.

Finalja do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës, që sot shënuan fitore në gjysmëfinale ndaj Partizanit, respektivisht Flamurtarit.

Prishtina fitoi me rezultat 76-73 ndaj Partizanit, kurse Penza mposhti Flamurtarin me rezultat 79-70.

Kësisoj, Prishtina dhe Penza do të luftojnë për trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare, që sivjet u organizua për herë të parë në konkurrencën e femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 19:00. /Zeri.info