Foden afër rinovimit me Manchester Cityn

Foden afër rinovimit me Manchester Cityn

Sport October 13, 2021 - 22:57
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i ri anglez, Phil Foden, raportohet se është afër vazhdimit të kontratës me Manchester Cityn, shkruan Zeri.info.

Sipas mediave angleze, Foden me kontratën e re do të mbetet i lidhur me ''Qytetarët'' deri në vitin 2027.

Gjithashtu raportohet se klubi mund ta bëj zyrtare marrëveshjen gjatë ditëve në vijim.

21-vjeçari është produkt i Manchester Cityt dhe vlerësohet si një nga lojtarët kryesor për të ardhmen.

Phil Foden debutimin me skuadrën e parë e kishte bërë në vitin 2017. /Zeri.info