Superkupa Mbarëkombëtare: Penza kalon në finale, pas fitores ndaj Flamurtarit në gjysmëfinale

Superkupa Mbarëkombëtare: Penza kalon në finale, pas fitores ndaj Flamurtarit në gjysmëfinale

Sport October 13, 2021 - 21:17
Lajmet e fundit nga sporti

Penza është kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70:79 (17:20, 27:12, 12:24, 14:23).

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Penzës, duke pasur epërsi të lehtë dhe e fitoi çerekun e parë 17:20. Por, skuadra vlonjate nuk u dorëzua dhe ishte bindshëm më e mirë në periodën e dytë, duke e fituar këtë pjesë 27:12, duke shkuar në pushim me rezultat 44:32. 

Rikthimi i skuadrës pejane nuk vonoi dhe në pjesën e dytë hyn e motivuar. Kjo u vërejt në periodën e tretë, të cilën e fituan 12:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56. Kampionet e Kosovës nuk u ndalën as në 10 minutat e fundit, për të triumfuar në fund me rezultat 70:79, për tu kualifikuar në finale ku do të përballet me Prishtinën, të enjten nga ora 19:00.

Te Flamurtari u dalluan Laura Jane Johnson me 29 pikë dhe Emma Michelle Obryan me 24 pikë, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Briana Williams me 31 pikë.