Këto janë vendimet e marra sot nga Komisioni Disiplinor

Këto janë vendimet e marra sot nga Komisioni Disiplinor

Sport October 13, 2021 - 20:16
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.10.2021 ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të BKT Superligës, xhiros së shtatë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 dhe ligave tjera, përcjell Zeri.info.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto vendime:

"KF ”Vushtrria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B”, Vushtrria-Vllaznia (P), në minutën e 90-të, një shikues i KF-Vushtrria, hynë në fushë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por parandalohet nga Policia dhe sigurimi. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika H dhe nenin 10 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari i KF ”Vllaznia (P)” Agon Pira. Në minutën e 80-të, hynë në fushë pa paralajmërim te lojtari i lënduar, mirëpo derisa po  largohej nga fusha, provokon dhe shan publikun. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes  Vushtrria-Vllaznia (P), në VIVA FRESH Ligën e Parë Grupi ”B”. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2  të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari i KF ”Malisheva”, Kastriot Kafegjolli me nr ID.006750M83. Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore denohet me dy (2) ndeshje mos kryerjes së detyrës zyrtare në klub.



Kryetrajneri i KF”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që i ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.

Sekretari i KF”Fushë Kosova” Artan Rushiti me nr ID.016961M96. Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B”, Arbëria – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2  i Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Endrit Lajqi, futbollist i KF Istogu me nr të fanellës 8 si dhe me numër të ID  006147M03. Në ndeshjen KF Istogu – KF Roni 19, në Superligën e juniorëve në minutën e 90-të takimit pas ndërhyrjes së palejushme ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Ridon Llugiqi, futbollist i KF Roni 19 me numër të fanellës 1 si dhe me nr të ID 006950M04. Në ndeshjen KF Istogu – KF Roni 19, në Superligen e  Juniorëve në minutën 88 të takimit (ndërhyrje jashtë zonës si lojtar i fundit) ndëshohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lirim Dujaka, trajner i KF Gjakova nga Gjakova, me nr ID 009154M52, për shkak të kartonit të kuq në minutën 31 (fyerje ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e javës së 6-të, të Ligës së Dytë, Gjakova – Shkendija  zhvilluar më 06.10.2021 në Gjakovë. Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore me dy (2) ndeshje mos kryerjes së detyrës zyrtare në klub.

 

Dren Avdiu, futbollist i KF Llapi nga Podujeva,  me nr të fanellës 49 dhe nr ID 003158M05, për shkak të kartonit të kuq në minutën 29 (ndërhyrje), në ndeshjen e javës së 6-të të Superligës së kadetëve Llapi – Ramiz Sadiku, e zhvilluar më 09.10.2021 në Dumosh. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Besim Ahmeti, zyrtar i klubit KF Roni 19 me nr të ID 2003074687.
Në ndeshjen KF Istogu – KF Roni 19, në Superligën e juniorëve në minutën  56 të takimit (Ofendim ndaj gjyqtarit) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore me dy (2) ndeshje mos kryerjes së detyrës zyrtare në klub".  /Zeri.info