Romagnoli nuk e dëshiron largimin nga Milani, shpreson në rinovim të kontratës

Romagnoli nuk e dëshiron largimin nga Milani, shpreson në rinovim të kontratës

Sport October 13, 2021 - 18:35
Lajmet e fundit nga sporti

Alessio Romagnoli raportohet se e dëshiron qëndrimin te AC Milan, shkruan Zeri.info.

Edhe Milani thuhet se është gati për t'i ofruar kontratën e re Romagnolit. Mirëpo, bisedimet kanë ngecur shkaku i pagës, sipas "Tuttosport".

Shkaku i kësaj thuhet se është paga, ku palët ende nuk janë dakorduar.

Mirëpo, sipas mediumit italian, ka ende shpresa që të arrihet marrëveshja mes palëve, pasi edhe vet Romagnoli e dëshiron një gjë të tillë.

26-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2015. Kontrata aktuale e tij me "Rossonerët" skadon më 30 qershor 2022. /Zeri.info