Edhe Bayern Munichi i bashkohet garës për transferimin e Rudiger

Edhe Bayern Munichi i bashkohet garës për transferimin e Rudiger

Sport September 22, 2021 - 16:40
Lajmet e fundit nga sporti

E ardhmja e Antonio Rudiger është ende e paqartë. Lojtari nuk ka rinovuar ende me Chelsean, teksa për të kanë shprehur interesim disa klube të mëdha evropiane, shkruan Zeri.info.

Sipas “Bild”, Bayern Munichi është klubi i fundit që i ka hyrë garës për transferimin e tij.

Zyrtarët e klubit gjerman thuhet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 28-vjeçari, të cilët kanë informuar “Bavarezët” se lojtari dëshiron të qëndroj edhe më tej te londinezët.

Kontrata e Rudigerit me “Blutë” skadon më 30 qershor 2022 dhe gjermani mund të largohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të këtij sezoni, teksa thuhet se palët janë duke negociuar për një kontratë të re, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Paris Saint-Germain, Real Madrid e Barcelona thuhet se janë klubet tjera që gjithashtu kanë shprehur interesim për Antonio Rudiger. /Zeri.info