Reja tregon skuadrën favorite për ta fituar titullin në Serie A

Reja tregon skuadrën favorite për ta fituar titullin në Serie A

Sport September 22, 2021 - 16:25
Lajmet e fundit nga sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka thënë se e sheh Interin si favorit për ta fituar sërish titullin e kampionit në Serie A, shkruan Zeri.info.

Reja ka thënë se “Nerazzurrët” kanë humbur disa futbollistë që ishin kryesor në sezonin e kaluar, por që ata janë zëvendësuar me disa të tjerë që edhe këtë sezon mund t’ia sjellin titullin.

“Interi më të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë” – tha 75-vjeçari për “Canal 8”.

Ndryshe, Interi ka grumbullar 13 pikë nga pesë ndeshjet e parë në Serie, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi është lider në tabelë, por me një ndeshje më shumë se Napoli që renditet i dyti me 12 pikë. /Zeri.info