Zyrtare: Derbi Drita – Gjilani zhvillohet në Prishtinë, ashtu siç paralajmëroi “Zëri”

Zyrtare: Derbi Drita – Gjilani zhvillohet në Prishtinë, ashtu siç paralajmëroi “Zëri”

Sport September 22, 2021 - 15:52
Detajet

Klubi i futbollit, Drita, ka njoftuar se kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës, atë të përballjes me Gjilanin, do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Siç ka njoftuar klubi nga Gjilani, ndeshja do të luhet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan.

Lajmi se derbi Drita – Gjilani do të zhvillohet në Prishtinë ishte konfirmuar ditë më parë ekskluzivisht nga Zeri.info.

LEXO EDHEEKSKLUZIVE: Derbi i Anamoravës, Drita - Gjilani pritet që të zhvillohet në Prishtinë

Klubi ka thënë se ky stadium nuk i plotëson kushtet për “derbi të tillë”.

Ndeshja do të luhet më 26 shtator, në orën 15:00. /Zeri.info