Ejupi: Lojtarët si Berisha gjithnjë do t’i kenë dyert e hapura te FC Prishtina
FOTO: Laura Hasani

Ejupi: Lojtarët si Berisha gjithnjë do t’i kenë dyert e hapura te FC Prishtina

Sport September 22, 2021 - 15:43
Detajet

FC Prishtina e prezantoi Berishën në atë që po vlerësohej si transferimi më i madh në historinë e futbollit kosovar të mërkurën, në një konferencë për media, shkruan Zeri.info.

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se klubi ishte munduar për një kohë të gjatë ta bindte Berishën të kthehej në vendlindje.

“Me Berishën kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Berisha ka qenë gjithmonë i gatshëm, por fatkeqësisht ka qenë larg”, tha Remzi Ejupi në konferencën për media, e organizuar të mërkurën.

Image

Ai shtoi se lojtarët si Berisha i kanë dyert të hapura te FC Prishtina. “Lojtarët si Berisha, me bagazh nga ligat evropiane, gjithnjë do t’i kenë dyert e hapura te FC Prishtina”, tha ndër të tjera Remzi Ejupi.

Image

Besart Berisha ka thënë se qëllimi kryesor pse vendosi ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës ka qenë kryekëput për ta ndihmuar Prishtinën dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij, pasi nënshkroi zyrtarisht marrëveshje me kampionen e Kosovës të mërkurën. /Zeri.info