Visar Kastrati dhe Fatmir Sekiraqa gjykojnë në kualifikimet e Kampionatit Evropian U17

Visar Kastrati dhe Fatmir Sekiraqa gjykojnë në kualifikimet e Kampionatit Evropian U17

Sport September 22, 2021 - 15:30
Detajet

Pas një pauze prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë, të enjten fillojnë ndeshjet kualifikuese të UEFA-së për Kampionatin Evropian për gjeneratat U-17, njofton FFK, shkruan Zeri.info.

Në turneun hapës që mbahet në Riga të Letonisë nga 22-29 shtator në grupin 2 marrin pjesë: Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraqa janë caktuar në ndeshjen Letoni – Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Ðurak dhe gjyqtar i katërt Igor Pajac nga Kroacia.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Lituani – Letoni, ata do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katërt Henrik Nalbandyan nga Armenia.

Po ashtu, në ndeshjen Suedi – Letoni gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit. /Zeri.info