Prishtina sot prezanton “bomberin”, Besart Berisha

Prishtina sot prezanton “bomberin”, Besart Berisha

Sport September 22, 2021 - 12:31
DETAJET

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha, i cili bëri histori edhe në kampionatin e Australisë, duke fituar gjithçka që është e mundshme, sot do të prezantohet te Prishtina.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër, i cili ka njoftuar se përveç prezantimit të Berishës, që do të ndodhë në orën 14:00, do të ketë edhe një konferencë për shtyp, ku do të shpalosen shumë risi.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36-vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Atëbotë ishte futbollist i klubit gjerman, Hamburg.

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli, me klubin e Burnleys, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi, duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian, me 147 gola. /Zeri.info