Superliga e Kosovës në Hendboll nis me derbi

Superliga e Kosovës në Hendboll nis me derbi

Sport September 22, 2021 - 11:12
Detajet

Sot (të mërkurën) fillon edicioni i ri i garave në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Që në nismë janë disa ndeshje interesante, në të cilat pritet të shfaqet hendboll i bukur.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, mbrojtjen e titullit e nis ndaj Prishtinës. Ndeshja luhet në kryeqytet të enjten nga ora 19:00.

Në edicionin e kaluar Prishtina ishte rivalja më e madhe e Besës.

Rivalitet pritet të ketë edhe në ndeshjen e dy skuadrave që kanë garuar në Evropë në javët e kaluara. Trepça e Vëllaznimi takohen të mërkurën nga ora 18:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të mërkurën është edhe ndeshja Rahoveci – Deçani. Bëhet fjalë për dy skuadrat e promovuara nga Liga e Parë, por që janë organizuar për Superligë dhe i kanë synimet e tyre.

Ndeshja në Rahovec fillon në ora 18:30 dhe pritet të jetë interesante.

Të enjten prej orës 19:00 është edhe ndeshja Drenica – Kastrioti, kurse takimi Zhegra – Llapi është shtyrë për javën e ardhshme.