Broja i bën të gjitha, gol i anuluar, penallti e humbur dhe kualifikim me Southamptonin

Broja i bën të gjitha, gol i anuluar, penallti e humbur dhe kualifikim me Southamptonin

Sport September 21, 2021 - 23:38

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja zbriti titullar mbrëmjen e sotme me fanellën e Southamptonit në sfidën ndaj Shefildit të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Anglisë.

20-vjeçari u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, teksa skuadrat iu drejtuan penalltive

Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e tretë, por sulmuesi i Kombëtares gaboi duke e dërguar topin në duart e portierit.

Por në fund Southamptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej në raundin e 1/8-ve në Kupë.