"Masakrohet" Trepça, zyrtarit të klubit i ndalohet përjetësisht aktiviteti

Sport September 21, 2021 - 20:53

FBK ka qenë e pamëshirshme për KB Trepçën pas incidentit në ndeshjen e Superligës ndaj Prizreni 16.

Ndeshja në “Minatori” nuk përfundoi mirë në fundjavë ku u lëndua edhe një basketbollist i mysafirëve.

Image

 

Këto janë dënimet që iu dhanë KB Trepçës:

KB Trepça është dënuar me 1800 Euro.

D.Hajrizi, B.Zekiqi dhe V.Haxhiu janë dënuar me nga një ndeshje moslojë si dhe nga 600 euro.

Bujar Istrefi, zyrtar i KB Trepça është dënuar përjetësisht me ndalesë të ushtrimit të aktivitetit.