EKSKLUZIVE: Derbi i Anamoravës, Drita - Gjilani pritet që të zhvillohet në Prishtinë

EKSKLUZIVE: Derbi i Anamoravës, Drita - Gjilani pritet që të zhvillohet në Prishtinë

Sport September 19, 2021 - 01:00
DETAJET

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, Drita - Gjilani pritet që të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

Kjo ndeshje luhet më 26 shtator dhe i takon xhiros së gjashtë së BKT Superligës së Kosovës në futboll. 

Ndeshja në fjalë pritet që të luhet në Prishtinë pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e derbit pasi që është duke u riparuar. 

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të "Zeri.info". 

Në këtë edicion për shkak të masave anti-Covid po lejohen vetëm 5 përqind e publikut në stadiume. 

Drita në derbin ndaj Gjilanit është skuadër nikoqire. 

Këto skuadra në këtë edicion e synojnë titullin kampion. /Zeri.info