U përjashtuan nga stadiumi, reagojnë “Xhebrailat”: Kërkojmë falje për fjalët e përdorura

U përjashtuan nga stadiumi, reagojnë “Xhebrailat”: Kërkojmë falje për fjalët e përdorura

Sport September 18, 2021 - 21:58

Sot (e shtunë) Ballkani u përballë me Llapin, në kuadër të xhiros së pestë në Superligë, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje ishte me shumë ndërprerje, pasi që tifozet “Xhebrailat” ofenduan trajnerin e Llapit, Tahir Batatinen dhe policia vendosi t’i largojë nga stadiumi.

Pas këtij problemi, kanë reaguar edhe “Xhebrailat” përmes një postimi ne faqen e tyre zyrtare ne “Facebook”, duke kerkuar falje per fjalet e perdorura.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“PËRSHENDETJE NGA SUHAREKA QË FLET VETËM SHQIP

Së pari i kërkojmë ndjesë seciles femër dhe atyre fëmijeve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.

Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk jan pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikëpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.

Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e antarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojm të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.

Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribina, askund në botë nuk egziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (perderi sa nuk hudhën gjësende ose ndonjë perleshje), prandaj e cilësojmë apsurde vendimin për përjashtimin tonë.

Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjethsi”.