Berishës i anulohet goli në fund, Fenerbahce kthehet me një pikë nga udhëtimi në Frankfurt

Berishës i anulohet goli në fund, Fenerbahce kthehet me një pikë nga udhëtimi në Frankfurt

Sport September 16, 2021 - 23:31
Lajmet e fundit nga sporti

Eintracht Frankfurti dhe Fenerbahce kanë luajtur baras në ndeshjen e raundit të parë nga Grupi D në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Deutsche Bank Park” është mbyllur me rezultatin 1-1.

Sam Lammers shënoi për vendasit, kurse Mesut Ozil për mysafirët nga Stambolli.

Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha, hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në minutën e 76-të. Berisha arriti të shënonte për Fenerbahcen në minutën e tretë shtesë (90+3), por që goli i tij u anulua nga “VAR”-i për pozitë jashtëloje.

Ndryshe, Eintracht Frankfurti dhe Fenerbahce ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. /Zeri.info