Trajneri Sami Sermaxhaj do të bëhet së shpejti me ekip të ri

Trajneri Sami Sermaxhaj do të bëhet së shpejti me ekip të ri

Sport September 16, 2021 - 23:32
DETAJET

"Timonieri" i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, do të bëhet së shpejti me ekip të ri, raporton Zeri.info.

Sermaxhaj pritet që të emërohet trajner i skuadrës së Ferizajt, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të "Zeri.info" pranë klubit ferizajas. 

Ferizaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Megzon Visokës.

Ferizaj pas javës së tretë në Grupin B ndodhet e fundit në tabelë me 1 pikë të grumbulluar. 

Sermaxhaj në karrierën e tij i ka drejtuar disa ekipe në Kosovë. 

Së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligë derisa me këtë ekip e siguroi mbijetesën në elitë në edicionin e kaluar. /Zeri.info