Skuadrat e hendbollisteve të gatshme për edicionin e ri

Skuadrat e hendbollisteve të gatshme për edicionin e ri

Sport September 16, 2021 - 22:20
Lajmet e fundit nga sporti

Dymbëdhjetë skuadrat e Superligës së Kosovës në hendboll (vajzat), janë të gatshme për fillimin e edicionit të ri të garave, ka njoftuar FHK.

Skuadrat e Superligës i kanë nisur me kohë përgatitjet dhe janë mobilizuar për kampionatin që fillon këtë fundjavë.

Pritet garë e fortë si për titull të kampionit ashtu edhe për të evituar largimin nga elita. Po ashtu pritet të dalin në pah lojtare të reja që vetëm sa do ta pasurojnë hendbollin tonë.

Tri ndeshje janë të shtunën e tri të dielën. Të shtunën janë takimet: Vushtrria – Shqiponja, Kastrioti – Vëllaznimi e Prishtina – Jusuf Gërvalla.

Ndërsa ndeshjet e së dielës janë: Samadrexha – Vjosa, Drita – Istogu e Ferizaj – Ulpiana. Titullin e kampionit e mbron Vushtrria. Vushtrria pritet të rivalizohet fuqishëm nga Istogu, por edhe skuadrat si Prishtina, Ferizaj, Kastrioti.

Por natyrisht nuk përjashtohet mundësia që në garë për titull të përfshihet edhe ndonjë skuadër tjetër. /Zeri.info