Peja e nis furishëm sezonin e ri, shënon fitore të thellë ndaj Bashkimit

Peja e nis furishëm sezonin e ri, shënon fitore të thellë ndaj Bashkimit

Sport September 16, 2021 - 21:00
Lajmet e fundit nga sporti

KB Peja e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e parë, Peja ka shënuar fitore ndaj rivalit të vjetër, Bashkimit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Karagaçi” është mbyllur me rezultatin e thellë, 86-51.

Dardan Berisha shkëlqeu sonte me 26 pikë në fitoren e pejanëve, teksa u ndihmua edhe nga Arian Qallak e Daniel Lekndrejaj që realizuan nga 14 pikë.

Edmond Kryeziu me 13 pikë, ishte basketbollisti më i dalluar te prizrenasit.

Peja ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Prishtinës, kurse Bashkimi do të takohet me Golden Eagle Yllin. /Zeri.info