Çiftet dhe orari i javës së pestë në Superligën e Kosovës, vëmendja në Skenderaj
Sport
September 16, 2021 - 19:10
Lajmet e fundit nga sporti
Pas javës së katërt e cila u zhvillua në këtë mesjavë, Superliga e Kosovës vazhdon me javën e pestë në fundjavë, shkruan Zeri.info.
Të shtunën (18 shtator), takohen Malisheva – Feronikeli dhe Ballkani – Llapi.
Kurse, të dielën zhvillohet derbi mes skuadrës lidere, Drenicës, dhe skuadrës së tretë në tabelë, Dritës.
Të dielën gjithashtu zhvillohen edhe ndeshjet mes Gjilanit e Ulpianës dhe Dukagjinit e Prishtinës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:00, me përjashtim te ndeshjes Dukagjini – Prishtina, e cila nis në ora 15:00. /Zeri.info