Koeman afër shkarkimit, tri ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të

Koeman afër shkarkimit, tri ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të

Sport September 16, 2021 - 17:08
Lajmet e fundit nga sporti

Ronald Koeman raportohet se është afër shkarkimit nga pozita e trajnerit te Barcelona, shkruan Zeri.info.

“Sport” raporton se trajneri holandez nuk e ka vendin e sigurt dhe është në presion të shkarkimit.

Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se presidenti i Barcelona, Joan Laporta, mund të shkarkojë Koemanin nëse Barca nuk merr rezultate të mira nga tre ndeshjet e tyre të ardhshme në kampionat, ndaj: Granadas, Cadizit dhe Levantes.

Barcelona ka regjistruar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para në La Liga, teksa renditet e shtata me shtatë pikë në tabelë.

Katalunasit pësuan humbje së fundmi në “Camp Nou” nga Bayern Munich, në ndeshjen e parë për sezonin e ri në La Liga. /Zeri.info