Kosova dhe Shqipëria në ranglistën e FIFA-s kanë pësuar ndryshime
FOTO: Laura Hasani

Kosova dhe Shqipëria në ranglistën e FIFA-s kanë pësuar ndryshime

Sport September 16, 2021 - 11:17
Detajet

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë pësuar ndryshime në ranglistën e FIFA-s të publikuar sot.

Kosova nga pozita e 115 tani renditet në 109, ndërsa Shqipëria ka pësuar ndryshime për tre pozita, nga 69 në 66.

FIFA sot ka publikuar ranglistën e re të përditësuar pas ndeshjeve të muajit shtator, pra kjo ranglistën është e vlefshme për muajin shtator.

‘Dardanët’ arritën fitoren ndaj Gjeorgjisë, barazuan me Greqinë ndërsa humbën me Spanjën.Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë shkëlqeu në ndeshjen e këtij muaji duke fituar Hungarinë dhe San Marinon.

Sa i përket “Top10”, Belgjika ka mbetur në pozitën e parë, Brazili ndodhet e dyta, kurse Anglia është ngjitur në pozitën e tretë.

Kjo është renditja e top 10 kombëtareve më të mira në botë. /Zeri.info