Lewandowski dëshiron të luajë edhe katër vite tjera në nivele të larta

Lewandowski dëshiron të luajë edhe katër vite tjera në nivele të larta

Sport September 15, 2021 - 21:26

Lojtari I Bayern Munichit, Robert Lewandowski është duke kaluar në formë të mirë, e këtë e dëshmoi edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Barcelonës, duke realizuar dy gola, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi është në moshën 33-vjeçare por ende në formën më të mirë fizike duke qenë njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.

Polaku gjatë verës ishte i lidhur me një kalim te Chelsea dhe Real Madridi, megjithatë ai i mbeti besnik Bayernit.

Sipas “Bild”, polaku dëshiron të luajë të paktën edhe katër vite të tjera në nivelet më të larta të futbollit.

Lewandowski këtë edicion ka realizuar 10 gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara me “Bavarezët”. /Zeri.info.