Isufi: Ndoshta tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë

Isufi: Ndoshta tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë

Sport September 15, 2021 - 18:45

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen derbi mes Dritës dhe Ballkanit ndeshja përfundoi me barazim pa gola. Kjo ndeshje u karekterizua me raste të pakta të shënimi.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është pajtuar me pikën e fituar në derbin kundër Dritës.

“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshje, Ndoshta, tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë. Ndoshta, në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.