Shaqiri ftohet për ndeshjen e nesërme të Lyonit, pavarësisht raportimeve se nuk do të mundë të luajë

Shaqiri ftohet për ndeshjen e nesërme të Lyonit, pavarësisht raportimeve se nuk do të mundë të luajë

Sport September 15, 2021 - 14:25
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri është grumbulluar te Lyoni për ndeshjen e parë në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Nesër (e enjte), Lyoni do të luajë në udhëtim te Rangers. Kjo do të jetë ndeshja e parë në kuadër të Grupit A.

Pavarësisht raportimeve nga mediat franceze se reprezentuesi zviceran nuk do të mund të luajë pasi nuk ka marrë ende dozën e dytë të vaksinën kundër koronavirusit, Shaqiri është ftuar nga Peter Bosz për këtë ndeshje.

 

 

LEXO TË PLOTË: “L’Equipe”: Nuk ka marrë ende dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, Shaqiri do t'i mungojë Lyonit nesër

Xherdan Shaqiri ka udhëtuar sot drejt Glasgow, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës së Lyonit.

Ndeshja Rangers – Lyon do të zhvillohet në “Ibrox Stadium” nga ora 21:00. /Zeri.info