Zyrtare: Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha përforcon FC Prishtinën

Zyrtare: Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha përforcon FC Prishtinën

Sport September 15, 2021 - 13:03
Lexoni detajet!

Sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i FC Prishtinës, shkruan Zeri.info.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojë e fituar në futbollin botëror për ekipin prishtinas.

Berisha është 36-vjeçar dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani.

Njoftimi i FC Prishtinës në faqen zyrtare të rrjetin social Facebook:

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe Besart Berisha është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës ‘bardhekaltër’ për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojë e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!”. /Zeri.info