Formacionet e mundshme: Inter – Real Madrid, mungesa të shumta te “Los Blancos”

Formacionet e mundshme: Inter – Real Madrid, mungesa të shumta te “Los Blancos”

Sport September 15, 2021 - 12:43
Lajmet e fundit nga sporti

Inter – Real Madrid është një prej ndeshjeve më interesante që do të zhvillohet sonte në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Përballja e sontme mes tyre do të zhvillohet në “Guiseppe Meazza”, teksa për të dy skuadrat do të jetë ndeshja e parë në kuadër të Grupit D.

Mungesat

Christian Eriksen e Stefano Sensi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi, teksa në dyshim ende është Alessandro Bastoni.

Kurse, Carlo Ancelotti nuk do t’i ketë në dispozicion as sonte të lënduarit: Gareth Bale, Toni Kroos, Marcelo, Ferland Mendy e Dani Ceballos, kurse në dyshim mbetet David Alaba.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Gutierrez; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr.

Ndeshja mes Interit dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 21:00. /Zeri.info