Nagelsmann: Barcelona nuk është më e dobët pa Messin

Nagelsmann: Barcelona nuk është më e dobët pa Messin

Sport September 14, 2021 - 15:32
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Bayern Munichit, Julian Nagelsmann në konferencë për shtyp para ndeshjes me Barcelonën e ka pranuar që rivalit të sotëm në kuadër të Ligës së Kampionëve, do t’i mungojë ekstravaganca e Lionel Messit, por beson që ata nuk janë më të dobët pa yllin argjentinas.

“Është e qartë që Barcelona nuk e ka më ekstravagancën e Messit. Por ata kanë edhe lojtarë të tjerë që do të jenë lojtarë kyç, shembull kemi Frenkie de Jong dhe Pedri”, tha Naggelsman.

“Ne jemi të gatshëm për çdo gjë. Nuk e besoj që ata janë më të dobët. E ardhmja do të tregoj nëse ata janë më të mirë. Por, gjithsesi që ne dëshirojmë të arkëtojmë tre pikët e plota”, shtoi trajneri gjerman.

Barcelona ka probleme të shumta me përzgjedhjen e lojtarëve në repartin e sulmit, ku do të jetë pa shërbimet e Ousmane Dembeles, Ansu Fatit, Martin Braithwaite dhe Sergio Aguero. /Zeri.info