Kthesë e papritur, mediat spanjolle raportojnë se Messi nuk ka qenë kurrë më larg nga rinovimi me Barcelonën sesa sot

Kthesë e papritur, mediat spanjolle raportojnë se Messi nuk ka qenë kurrë më larg nga rinovimi me Barcelonën sesa sot

Sport August 05, 2021 - 19:02
Lajmet e fundit nga sporti

Kur pritej nënshkrimi i kontratës së re së Lionel Messit me Barcelonës, tashmë raportohet se gjërat kanë ndryshuar, shkruan Zeri.info.

“Marca” ka raportuar pak më parë se Lionel Messi tani është shumë larg rinovimit dhe se presidenti, Joan Laporta, e di situatën e krijuar.

Sot (e enjte) krerët e klubit katalunas janë takuar me sulmuesin argjentinas dhe përfaqësuesit e tij, teksa pritej zyrtarizimi i vazhdimit të bashkëpunimit.

Megjithatë, mediat spanjolle kanë raportuar se takimi nuk ka shkuar mirë dhe se ka pasur tensione, teksa “Marca” ka shkruar me theks të veçantë se “Leo Messi nuk ka qenë kurrë më larg nga rinovimi me Barcelonën sesa sot”.

Kurse, “RAC1” shkruan se situata e krijuar tashmë mund të konsiderohet si e pakthyeshme. Sipas këtij mediumi katalunas, Messi ia ka bërë të ditur zyrtarëve të klubit se nuk i pëlqen skuadra me futbollistët aktual.

Gjithashtu, 34-vjeçarit thuhet se nuk i ka pëlqyer as plani i klubit për të ardhmen.

Shpëtimi i vetëm i Barcelonës dhe rinovimi i kontratës së gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” thuhet të jetë paga, nëse argjentinasi pranon të ketë ulje, duke marrë parasysh krizën financiare që ka goditur klubin.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim dhe nëse Messi do të sakrifikohet sërish për klubin e tij të vetëm që ka luajtur në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Kujtojmë se Lionel Messi është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Barcelonës skadoi më 1 korrik. /Zeri.info