Arrihen marrëveshjet: Demiral te Atalanta, Romero te Tottenhami - zyrtarizimet së shpejti

Arrihen marrëveshjet: Demiral te Atalanta, Romero te Tottenhami - zyrtarizimet së shpejti

Sport August 05, 2021 - 17:04
Lajmet e fundit nga sporti

Marrëveshjet për Cristian Romeron dhe Merih Demiralin tashmë janë mbyllur dhe po priten vetëm zyrtarizimet, shkruan Zeri.info.

Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Demiral ka kryer sot testet mjekësore te Atalanta.

Qendërmbrojtësi turk do t’i bashkohet Atalantas në formë huazimi për një sezon, por me opsion të blerjes në vitin e ardhshëm.

Demiral do ta zëvendësoj Cristian Romeron, i cili sot do të udhëtoj drejt Londrës për të kryer testet mjekësore te Tottenham Hotspur.

Spurs do të paguajnë 50 milionë euro për Romeron, plus 5 milionë euro tjera në formë të bonuseve. Qendërmbrojtësi argjentinas do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Zyrtarizimet e këtyre lëvizjeve pritet të bëhen së shpejti. /Zeri.info