Zyrtare: Vëllaznimi transferon Florim Bërbatovcin

Zyrtare: Vëllaznimi transferon Florim Bërbatovcin

Sport August 05, 2021 - 14:49
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi nga Gjakova, Vëllaznimi është duke u forcuar edhe me tepër në skuadër duke transferuar Florim Bërbatovcin, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes një postimi në faqen zyrtare, Facebook.

31 vjeçari me “kuqezinjtë” ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 2022.

Në të kaluarën, Bërbatovci ishte pjesë i Prishtinës, Lirisë, Llapit, Besës dhe së fundmi në Kastriot. /Zëri.info