Zyrtare: Festim Alidema rikthehet te Llapi

Zyrtare: Festim Alidema rikthehet te Llapi

Sport August 05, 2021 - 14:45
Lajmet e fundit nga sporti

Festim Alidema është rikthyer te Llapi, pas një viti të kaluar te Drita, shkruan Zëri.info.

Sulmuesi nga Pozhorani kësisoj rikthehet tek skuadra ku u bë i famshëm në futbolin kosovar.

Alidema ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me fituesit e Kupës së Kosovës.

“Gabimi më i madh i imi pas rikthimit në Kosovë është që nuk iu riktheva skuadrës ku kisha shkëlqimin si futbollist. Tashmë u riktheva aty ku pata besimin dhe përkrahjen e gjithë qytetit, kryesisë, shtabit teknik e në veçanti trajnerit Tahir Batatina”.

“Po rikthehem në shtëpin time të dytë tek qyteti dhe tifozët ‘Legjendat’ që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Besimin e kryesisë dhe klubit u garantoj se do t’ua shpërblej me angazhim maksimal. Me këtë organizim të shkëlqyeshëm të klubit dhe me këto kushte të mira të punës besoj që suksesi i ekipit nuk do të mungoj”, tha Alidema për faqen zyrtare të klubit.

 

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Festim Alidema rikthehet tek Llapi

Mirësevjen sërish në mesin tonë Festim!

Podujevë, 5 gusht 2021 – Festim Alidema rikthehet në Llap, në klubin në të cilin zhvilloi pjesën më të mirë dhe më të sukseshme si futbollist. Prej moshës 20 vjeçare trajneri Tahir Batatina besoi në cilësitë e tij dhe nga hapësira e dhënë tek Llapi, Festimi gjatë dy edicioneve 2017/18 dhe sidomos 2018/19 ishte ndër futbollistët më të mirë. Talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re nga shumë menaxherë dhe pas një periudhe shumë të suksesshme tek Llapi me 46 ndeshje, 12 gola e 7 asistime arriti të transferohej në Superligën kroate tek Slaven Belupo, megjithatë disa gjëra nuk shkuan si duhet atje dhe Festimi ishte rikthyer prap në Superligën e Kosovës tek skuadra e Dritës por nuk arriti ta gjej formulën e performancës së mirë sikurse tek Llapi.

Pas përfundimit të kampionatit 2020/21, Festim Alidema përfundoi kontratën me Dritën dhe pas bisedimeve me Presidentin e klubit, z. Beqir Batatina u arrit akordi për rikthimin e tij tek Llapi dhe ky transferim ndodhi pa hezitim duke ditur cilësitë e Festimit, kryesia e klubit dhe stafi teknik nuk hezituan për t’i ofruar kontratë 2 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një viti, gjë që e mban atë pjesë të klubit për 3 vitet e ardhshme (2021-2024).

Alidema: “Gabimi më i madh i imi pas rikthimit në Kosovë është që nuk iu riktheva skuadrës ku kisha shkëlqimin si futbollist. Tashmë u riktheva aty ku pata besimin dhe përkrahjen e gjithë qytetit, kryesisë, shtabit teknik e në veçanti trajnerit Tahir Batatina. Po rikthehem në shtëpin time të dytë tek qyteti dhe tifozët ‘Legjendat’ që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Besimin e kryesisë dhe klubit u garantoj se do t’ua shpërblej me angazhim maksimal. Me këtë organizim të shkëlqyeshëm të klubit dhe me këto kushte të mira të punës besoj që suksesi i ekipit nuk do të mungoj”. /Zëri.info