Maccabi Tel Aviv i bën ofertë Barcelonës për Rey Manajn

Maccabi Tel Aviv i bën ofertë Barcelonës për Rey Manajn

Sport August 05, 2021 - 14:00
Lexoni detajet!

Protagonist i parasezonit të Barcelonës, Rey Manaj, me paraqitjet dhe golat e tij tani ka ngjallur interesim te disa skuadra, Zëri.info.

Klubi nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv, ka ofruar 1.5 milion euro për lojtarin, ndërkohë që Aktobe në Kazakistan e do gjithashtu.

Sipas medies spanjolle “Sport.es”, negociatat filluan javë më parë, por futbollisti po vlerëson opsione të tjera.

Përveç Maccabi Tel Avivit, për sulmuesin shqiptar janë të interesuar edhe disa klube nga Seria A dhe La Liga.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua Barcelonës B më 20 janar 2020, me një kontratë tre vjet e gjysmë dhe klauzola e tij e blerjes është caktuar në 50 milionë euro. /Zëri.info