Ashtu siç paralajmëroi ekskluzivisht ZËRI, Blerim Krasniqi transferohet te Gjilani

Ashtu siç paralajmëroi ekskluzivisht ZËRI, Blerim Krasniqi transferohet te Gjilani

Sport August 05, 2021 - 13:17
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i Gjilanit ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit shqiptar, Blerim Krasniqi, shkruan Zeri.info.

Gjilani ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.

"Skifterat" kanë konfirmuar tashmë edhe transferimin e sulmuesit të njohur Blerim Krasniqi, i cili së fundmi ishte pjesë e kampionit të Shqipërisë, Teuta.

Për marrëveshjen e arritur mes Gjilanit dhe sulmuesit nga Kavaja, "Zeri.info" kishte raportuar ekskluzivisht më 1 gusht.

LEXO PLOTË:

EKSKLUZIVE: SC Gjilani në bisedime të avancuara me Blerim Krasniqin, pritet vetëm edhe firma

Konfirmimi i marrëveshjes dhe transferimit të Krasniqit erdhi nga vet faqja zyrtare e Gjilanit.

25-vjeçari me gjilanasit ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2023. /Zeri.info