Interi e pranon ofertën e Chelseat për Lukakun

Interi e pranon ofertën e Chelseat për Lukakun

Sport August 03, 2021 - 21:32
DETAJET

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku do të largohet nga skuadra e Interit gjatë kësaj vere. 

Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se Interi tashmë e ka pranuar ofertën e Chelseat për Lukakun. 

Për transferimin e belgut, Chelsea i ka ofruar Interit kartonin e Marcos Alonsos plus 100 milionë euro.

Marrëveshja mes palëve thuhet se tashmë është arritur, dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji. 

Te Interi, tashmë kanë nisur negociatat me Atalantan pasi po synojnë ta transferojnë kolumbianin Duvan Zapata, të cilin e shohin si zëvendësim ideal për Lukakun.

Lukaku 28-vjeçar sezonin e shkuar ishte më i merituari që Interi e fitoi titullin e kampionit në Serie A. 

Ai shënoi 30 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat me Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.